Telegrafi

Zyrtare: Rose vazhdon me Tottenhamin

Danny Rose ka nënshkruar kontratë të re në Tottenham deri më 2021, ka konfirmuar klubi nga Premierliga.

Mbrojtësi i krahut i Kombëtares angleze është futbollisti më i ri i “Spurs” që ka konfirmuar të ardhmen në klub.

Rose i është bashkuar të tjerëve si Christian Eriksen, Eric Dier dhe Dele Alli duke nënshkruar kontratë të re në Tottenham, për të përforcuar ambiciet e mëdha në ekipin e menaxherit Mauricio Pochettino.

26-vjeçari, i cili së fundmi ka munguar për shkak të një lëndimi, shënoi në paraqitjen e shkuar në Premierligë në barazimin 1:1 ndaj Liverpoolit.

“Të gjithë e dinë se Tottenham është duke shkuar në drejtimin e duhur dhe jam shumë i lumtur që jam këtu dhe do të mbetem deri kur të konsiderohem i vjetër”, deklaroi Rose pasi nënshkroi kontratën e re në Tottenham.

Rose ka mohuar spekulimet rreth largimit të tij nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni.