Cristiano Ronaldo nuk do të jetë më lojtar i Manchester United dhe këtë e ka konfirmuar klubi.
Pas një muaji me shumë polemika dhe një interviste që bëri bujë të madhe, tashmë ‘martesa’ e dytë mes yllit portugez dhe klubit anglez ka ardhur në fund.
United ka shkruar dy rreshta par largimin e tij, duke e falënderuar dhe uruar fat në të ardhmen.
“Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me marrëveshje të dyanshme, me efekt të menjëhershëm”.
“Klubi e falënderon atë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në dy periudha në Old Trafford, duke shënuar 145 gola në 346 paraqitje dhe i uron atij dhe familjes së tij më të mirën në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e klubit.
Cristiano Ronaldo is to leave Manchester United by mutual agreement, with immediate effect.
The club thanks him for his immense contribution across two spells at Old Trafford.#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) November 22, 2022
Në fund klubi e ka konfirmuar edhe njëherë besimin tek trajner Erik Ten Hag, duke shkruar që janë të përqendruar që të vazhdojnë rritjen nën drejtimin e tij. /Telegrafi/