Ron Dennis për 37 vjet ishte në krye të skuderisë britanike në Formula 1, McLaren.
Por, 70-vjeçari sot ka konfirmuar largimin prej garave më të shpejta të veturave.
“Jam shumë i lumtur dhe kënaqur që arrita një marrëveshje, për të shitur aksionet e mia. Kjo do të më japë mundësi të përqendrohem në projekte të tjera në të ardhmen”, ka deklaruar sot për mediat Ron Dennis, ish-shefi i McLaren-Honda.
“Gjithnjë kam thënë se 37 vitet e mia në këtë detyrë, pranë Woking, duhet të konsiderohen si një kapitull i McLaren, një homazh për punën e qindra, ndoshta mijërave punonjësisht të nderuar, me të cilët kam patur fatin të bashkëpunoj dhe drejtoj”, tha me tej Rond Dennis.
Ai u largua nga drejtimi i McLaren në fund të sezonit të kaluar, por sot ka vendosur të shkëpusë përfundimisht çdo marrëdhënie me makinën britanike e botën e Formula 1, duke shitur edhe aksionet e tij të McLaren Technology Group (MTG) dhe të McLaren Automotive. /Telegrafi/