Roma ka kompletuar transferimin e parë të kësaj vere, Hector morenon.
Meksikani i është bashkuar skuadrës romake nga PSV dhe është transferi i parë nga drejtori Monchi.
“Roma është e ngazëllyer të konfirmojë transferimin e mbrojtësit të qendrës, Hector Moreno nga PSV”, shkruan në një komunikatë të Romës.
Moreno është 29 vjeçar i cili është specialist i mbrojtjes dhe me përvojë që i nevojitet skuadrës romake.
Transferimi i tij vjen në një moment kur prite shitja e Rudigerit drejt Interit. /Telegrafi/