Site icon Telegrafi

Zyrtare: Roma kompleton transferimin e Solbakken

Foto: AS Roma/Twitter

Roma ka njoftuar zyrtarisht transferimin e anësorit norvegjez, Ola Solbakken si lojtar lirë.

24-vjeçari u bë një emër i njohur sezonin e kaluar pasi shënoi tre gola në dy ndeshje të Ligës së Konferencës së Evropës kundër Giallorossëve, duke tërhequr vëmendjen e një numri klubesh në mbarë Evropën.

Solbakken e përfundoi sezonin e kaluar me 11 gola dhe nëntë asistime në 32 ndeshje në të gjitha garat, duke e mbyllur mirë aventurën e tij në Bodo/Glimt.

Siç njofton Roma, Solbakken ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare e gjysmë me klubin, duke e mbajtur atë në kryeqytetin italian deri në qershor të vitit 2027. Ai do të mbajë fanellën me numrin 18 për Giallorossi.

Solbakken u shpreh i lumtur për transferimin në kryeqytetin italian, duke nënvizuar dëshirën e tij për t’iu bashkuar Romës.

“Unë u përpoqa shumë për të realizuar dëshirën time. Doja shumë të bëhesha lojtar i Romës dhe më në fund tani është një realitet”, ka thënë ai në prezantimin te Roma.

“Roma më bëri përshtypje menjëherë, besoj shumë në projektin dhe planet e klubit dhe doja të isha pjesë e tij. Unë vij këtu për të mësuar dhe përmirësuar, por edhe për të treguar se çfarë mund të bëj. Tifozët e Romës janë më të mirët që kam parë ndonjëherë dhe mezi pres të luaj për ta”.

Solbakken shënoi 20 gola dhe dha 24 asistime në 91 paraqitje në të gjitha garat për Bodo/Glimt. /Telegrafi/

Exit mobile version