Eusbebio Di Francesco ka nënshkruar rinovimin e kontratës së tij me klubin italian, Roma, e cila e mban në klub deri në qershor të 2020.
Trajneri i ri italian erdhi te klubi nga Olimpico në verën e vitit 2017 si zëvendësues i Luciano Spallettit, i cili përfundoi kontratën me Romën.
Emërimi i tij si trajner i ri i Romës u kritikua shumë dhe tifozët ishin shumë skeptik rreth aftësive të Di Francescos.
OFFICIAL ✍️ Coach Eusebio Di Francesco has signed a new contract with #ASRoma until 2020! 🐺 pic.twitter.com/TBjICIlw8L
— AS Roma English (@ASRomaEN) June 18, 2018
Megjithatë, italiani arriti t’i bëjë për vete të gjithë duke shkuar deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku eliminoi Romën.
Eusebio Di Francesco has signed a contract extension with #ASRoma!
📑✍️🐺Details ➡️ https://t.co/DZ1gNP7TR3 pic.twitter.com/2bTuYV8Toq
— AS Roma English (@ASRomaEN) June 18, 2018
Ndeshjet e mira dhe rinovimi i skuadrës ka bërë që drejtuesit të vendosin për një rinovim të kontratës për trajnerin italian.
Është vet klubi italian që ka njoftuar rinovimin me Di Francescon, kontrata e re e cila e mban në Olimpico deri më 2020.
Di Francesco: “I am extremely pleased to be able to continue this adventure with #ASRoma and our great fans.
"The confidence that the board has always shown in me makes me very proud, and I hope to repay them all next season with a campaign even more exciting than our last.” pic.twitter.com/7hUcFsH1nT
— AS Roma English (@ASRomaEN) June 18, 2018
“Roma është e lumtur të njoftojë se trajneri kryesor Eusebio Di Francesco ka nënshkruar një kontratë të re me klubin”.
“Di Francesco, i cili e udhëhoqi Giallorossët në vendin e tretë në Serie A dhe gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, ka vënë lapsin mbi letër në një zgjatje që e sheh të ardhmen e tij në klub deri më 30 Qershor 2020”, thuhet në njoftimin në faqen zyrtare të Romës. /Telegrafi/