Telegrafi

Zyrtare: Roma ‘blindon’ Strootmanin (Foto)

Roma ka njoftuar zyrtarisht se Kevin Strootman ka nënshkruar një kontratë të re me klubin deri në vitin 2022.

Mesfushori holandez humbi pjesën më të mirë të dy sezoneve me një sërë problemesh të gjurit.

Megjithatë, ai ka qenë një pjesë kyçe e skuadrës së Luciano Spalletti këtë sezon ku Giallorossët përfunduan në vend të dytë dhe u kualifikuan direkt në Ligën e Kampionëve.

Strootman duke nënshkruar kontratën e re

 

Kjo ka bërë që klubi romak të ia zgjas kontratën pasi e sheh si pjesë të rëndësishme të skuadrës.

“Klubi ka kënaqësinë të konfirmojë se mesfushori Kevin Strootman ka nënshkruar një kontratë të re që do ta mbajë atë në Romë deri në verën e 2022”, thuhet në deklaratën e Romës. /Telegrafi/

Holandezi pas nënshkrimit të kontratës