Site icon Telegrafi

Zyrtare: Roberto Mancini, trajner i ri i Arabisë Saudite

Ish-trajneri i Italisë, Roberto Mancini, është emëruar edhe zyrtarisht trajneri i ri i kombëtares së Arabisë Saudite.

Pak më shumë se dy javë pas dorëheqjes si trajner i Italisë, Mancini është emëruar zyrtarisht si trajneri i ri i kombëtares së Arabisë Saudite.

Është vet trajneri italian që ka njoftuar emërimin e tij në postin e ri me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në Instagram.

Lexo po ashtu Zbulohen detajet pas kontratës së madhe të Mancinit me kombëtaren e Arabisë Saudite

“Jam i emocionuar të njoftoj se po i bashkohem Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite si trajner i Kombëtares”, ka shkruar fillimisht Mancini në postimin e tij.

“Jam i lumtur dhe i nderuar që jam përzgjedhur për një rol kaq prestigjioz, në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për gjithë punën e bërë gjatë këtyre viteve. Dua të falënderoj Presidentin Yasser Al Misehal”.

“Kam pranuar të përqafoj një projekt të ri kaq emocionues, të bazuar në një vizion dhe qëllim të përbashkët për të rritur sektorin kombëtar të futbollit, si dhe talentet e rinj dhe brezat e ardhshëm, të cilët kanë qenë gjithmonë pranë zemrës sime”.

“Unë besoj se kjo detyrë është gjithashtu një njohje e rëndësisë së futbollit italian dhe unë me krenari do të vazhdoj të sjell kulturën tonë italiane në botë”, përfundoi trajneri italian.

Mancini fitoi EURO 2020 me Italinë dhe më pas nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ai dha dorëheqjen nga posti i Azzurrëve më 13 gusht, vetëm nëntë ditë pasi iu dhanë kompetenca shtesë si koordinator i ekipeve të të rinjve U-21 dhe U20.

Sipas Gazzetta dello Sport, italiani do të prezantohet para mbështetësve në një ceremoni të shkëlqyer prezantimi të hënën në Riad. /Telegrafi/

 

Exit mobile version