Roberto Mancini nuk do të vazhdojë si trajner i Arabisë Saudite.
Palët kanë rënë dakord për të ndërprerë kontratën, e cila ishte e vlefshme deri në vitin 2027.
Federata Saudite e Futbollit theksoi se ky vendim u mor me marrëveshje të ndërsjellë dhe jo si një shkarkim të njëanshëm, duke treguar një ndarje miqësore mes bordit të drejtorëve dhe Mancinit, pavarësisht rezultateve të përziera.
🚨🇸🇦 It’s over between Saudi national team and Roberto Mancini.
Agreement teached today on a mutual understanding to end the contract.
Saudi Federation, already working on new head coach. pic.twitter.com/xxvvyRcLfY
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 24, 2024
Aktualisht, federata është në kërkim të një trajneri të ri.
Mancini u emërua në këtë post në gusht të vitit 2023 dhe, gjatë qëndrimit të tij, ai udhëhoqi ekipin në 18 ndeshje, me një rekord prej 7 fitoreve, 5 barazimeve dhe 6 humbjeve. /Telegrafi/