Ndeshja e kthimit finale e Copa Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors, do të zhvillohet më 8 ose 9 dhjetor.
Ky është vendimi që është marr për ndeshjen e shtyrë mes River Plate dhe Boca Juniors.
Ka qenë CONMEBOL përmes një komunikate ka njoftuar se ndeshja e kthimit finale mes River Plate dhe Boca Juniors do të zhvillohet më 8 ose 9 dhjetor.
Ajo që nuk është caktuar ende është data e saktë që do të caktohet në ditët në vijim dhe vendi.
Sigurt nuk do të zhvillohet në Argjentinë dhe kjo është zyrtare, me qytetin e Genoas, që ka ofruar mikpritje. Mundësi është edhe Majami dhe Doha, por do të vendoset së shpejti.
Në fundjavën e kaluar ishte paraparë që ndeshja të zhvillohet të shtunën, mirëpo autobusi i Boca Juniors u sulmua nga tifozët e River Plates, ku tre lojtarë u lënduan.
Boca kishte kërkuar që ndeshja të shtyhet dhe kjo ka ndodhur.
Autobusi ishte shkatërruar plotësisht ku i ishin thyer të gjithë xhamat.
Ndeshja e parë u mbyll me rezultat 2-2. /Telegrafi/