Bad News Eagles po rikthehen zyrtarisht dhe këtë e kanë konfirmuar në rrjetet e tyre sociale.
Gjatë kësaj jave kishte shumë zëra për rikthimin e tyre, por tani komuniteti i CS:Go mund t’i gëzohet lajmit.
Bad News Eagles janë rikthyer.
Genc “gxx-” Kolgeci, Flatron “juanflatroo” Halimi, Sener “SENER1” Mahmuti, Dionis “sinnopsyy” Budeci dhe Rigon “rigoN” Gashi, ishin në të kaluarën pjesë e ekipit.
Flatron Halimi dhe Rigon Gashi kishin reaguar në profilet e tyre në Instagram për lajmin se po ndodhë rikthimi, andaj edhe komuniteti i CS:GO do ta shoh sërish gjithë ekipin.
Pas pothuajse një viti, Bad News Eagles po rikthehet dhe do të ngjallë sërish emocione të mëdha si në të kaluarën. /Telegrafi/
THE EAGLES ARE FLYING AGAIN! 🦅
See you on tuesday with RES Showdown 1: Blast Premier Rising Event@juanflatrooo @rigoNcs @sinnopsyy_ @gxxcs2 @SENER1CSGO pic.twitter.com/Z8qn4L9qi6
— BAD NEWS EAGLES (@_badnewseagles) February 1, 2025