Telegrafi

Zyrtare: rigoN bëhet me ekip të ri – bashkohet me BIG

Një nga lojtarët më të mirë shqiptar në botën e CS, Rigon “rigoN” Gashi, është bërë me ekip.

Ylli shqiptar i CS2 i është bashkuar ekipit gjerman, BIG.

Ai ishte lojtar i lirë pasi javë më parë u largua nga ekipi Bad News Eagles.

Vlen të theksohet se edhe ish-lojtarët e BNE, Fltron ‘juanflatroo’ Halim dhe Dionis ‘sinnopsyy’ Budeci tashmë janë bërë me ekip të ri – Into the Breach.

Ekipi i BIG përbëhet nga:

Gjermani – Johannes “⁠tabseN⁠” Wodarz,
Gjermani – Karim “⁠Krimbo⁠” Moussa,
Gjermani – Florian “⁠syrsoN⁠” Rische,
Gjermani – Jon “⁠JDC⁠” de Castro,
Zvicër – Rigon “⁠rigoN⁠” Gashi,

Austria Alexander “⁠kakafu⁠” Szymanczyk (trajner i përkohshëm). /Telegrafi/