Telegrafi

Zyrtare: Ribery rinovon kontratën me Bayernin

Franck Ribery (Getty Images)

Skuadra gjermane, Bayern Munich ka blinduar yllin francez, Franck Ribery, edhe për një vit.

Ribery ishte afër të mbyllte karrierën e tij në Allianz Arena pas po luante sezonin e fundit.

Megjithatë, Bayerni ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së anësorit francez.

Bayern dhe Ribery kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës edhe për një sezon.

Ky vazhdim i kontratës e ka bërë të lumtur shumë francezit, pasi e sheh Bayernin si shtëpinë e tij.

“Jam shumë krenar që kam një vit tjetër në këtë klub të madh. Munich është si njër shtëpi për mua dhe familjen time dhe jam shumë krenar që do ta bart fanellën e Bayernit edhe për sezonin e ardhshëm”.

Ndryshe, 35-vjeçari ka zhvilluar plot 11 sezone te Bavarezët duke zhvilluar edhe plot 599 ndeshje.

Në këto 599 paraqitje, francezi ka shënuar edhe 149 gola, ku ka fituar edhe shumë trofe në Gjermani dhe Evropë. /Telegrafi/