Telegrafi

Zyrtare: Rey Manaj shkëput kontratën me Watfordin

Watfordi ka njoftuar zyrtarisht se ka shkëputur kontratën me Rey Manajn.

Klubi anglez bëri të ditur përmes një njoftimi të shkurtës se i kanë ndarë rrugët me reprezentuesin e Shqipërisë me marrëveshje të dyanshme.

“Rey Manajt i është ndërprerë kontrata me pëlqim të dyanshëm. I urojmë Reit gjithë të mirat në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Watfordit.

Klubi anglez nuk ka shtuar më tej asnjë informacion, duke lënë të gjithë të habitur se përse ndodhi ky vendim.

Manaj kishte kontratë trevjeçare me Watfordin, ndërsa ishte larguar si lojtar i lirë nga Barcelona. /Telegrafi/