Telegrafi

Zyrtare: Ranieri zgjat kontratën me Leicesterin

Leicester City ka bërë të ditur se ia kanë vazhduar kontratën Claudio Ranierit deri në vitin 2020.

Italiani, 64-vjeç, udhëhoqi “Foxes” drejt titullit të parë në elitë në sezonin e tij të parë në detyrë.

Ranieri, i cili do të jetë pjesë e ‘Foxave’ deri në qershor të vitit 2020, ditë më parë tha se edhe përkundër triumfit historik në Ligën Premier “skuadra duhet të qëndrojë me këmbë në tokë dhe të luftojë fillimisht për mbijetesë edicionin e ardhshëm”.

Italiani i është bashkuar futbollistëve Kasper Schmeichel, Wes Morgan e Jamie Vardy duke nënshkruar kontratë të re në klub. /Telegrafi/