Roma e ka emëruar zyrtarisht Claudio Ranieri si trajnerin e tyre të ri deri në fund të sezonit.
Ai kthehet në Romë pasi edhe më parë ka punuar në këtë klub gjatë sezoneve 2009-10 dhe 2010-2011.
“Ne jemi të kënaqur që ta mirëpresim Claudio Ranierin përsëri në klub”.
“Ne kemi një objektiv të mbetur këtë sezon dhe kjo është të përfundojmë në pozitat më të lartë të mundshme në kampionat dhe ta sigurojmë kualifikimin për Ligën e Kampionëve”.
OFFICIAL | 📝 | Claudio Ranieri takes charge at #ASRoma
More details ➡️ https://t.co/WBqImUKTOT pic.twitter.com/RylGFKGTtv
— AS Roma English (@ASRomaEN) March 8, 2019
“Në këtë fazë të fushatës, ishte e rëndësishme që të sjellim një trajner që e njeh klubin, e kupton mjedisin, mund të flasë gjuhën dhe është në gjendje të motivojë lojtarët. Claudio i posedon të gjitha këto dhe është shumë i emocionuar për këtë sfidë”, thuhet në komunikatën e klubit.
67-vjeçari ka përvojë të madhe, pasi ka drejtuar skuadra si Juventus, Inter, Napol, Fiorentina, Cagliari dhe Romën në Itali.
OPINION | 📖 | Our columnist reflects on four key points from Eusebio Di Francesco's time with the Giallorossi…
➡️ https://t.co/gf9a7Hzoe4 pic.twitter.com/gZRvTI6oKP
— AS Roma English (@ASRomaEN) March 8, 2019
Ai e udhëhoqi Leicester Cityn në Ligën Premier në 2016 drejt titullit por u shkarkua pastaj. Ranieri ishte së fundmi te Fulham ku po ashtu u shkarkua.
Loja e parë e Ranierit në Olimpico do të jetë kundër Empolit të hënën. /Telegrafi/