Cagliari ka përdorur një frazë legjendare nga ditët e tij në Leicester City për të njoftuar se Claudio Ranieri është rikthyer në Sardenjë pas 31 vitesh.
Ata përdorën imazhin e një kambane tradicionale sardeneze të përdorur në bagëti, me fjalët ‘Dilidin Dilidon’ mbi të.
Kjo ishte ajo që tha Ranieri në atë konferencën e famshme për shtyp të Leicester City për të përshkruar se si i zgjoi lojtarët e tij, megjithëse në anglisht ishte ‘përkthyer’ në “Dilly Ding Dilly Dong”.
Un'attesa lunga trent'anni.
Bentornato a casa, Mister.➡️ https://t.co/vvpBnawQlA pic.twitter.com/Jnkwsy0XaB
— Cagliari Calcio (@CagliariCalcio) December 23, 2022
Trajneri është zgjedhur për të zëvendësuar Fabio Liveranin, i cili u shkarkua në fillim të kësaj jave, me klubin në vendin e 14-të në tabelën e Serie B.
Ranieri ka nënshkruar një kontratë deri në qershor 2025, duke u rikthyer në klubin ku karriera e tij drejtuese u ngrit me të vërtetë me promovime të njëpasnjëshme nga Serie C në ligën më të lartë nga 1988 deri në 1991.
Ai ka mbetur pa punë që kur Watford e shkarkoi në janar të vitit 2022, dhe më parë 71-vjeçari kishte një karrierë të gjatë duke përfshirë Napolin, Fiorentinan, Valencian, Atletico Madridin, Chelsean, Parma, Juventus, Roma, Inter, Monaco, Leicester City, Nantes, Fulham, Sampdoria dhe kombëtarja e Greqisë. /Telegrafi/
— Cagliari Calcio (@CagliariCalcio) December 23, 2022