Telegrafi

Zyrtare: Ranieri largohet nga Fulhami pas vetëm tre muajsh

SOUTHAMPTON, ENGLAND - FEBRUARY 27: Claudio Ranieri, Manager of Fulham during the Premier League match between Southampton FC and Fulham FC at St Mary's Stadium on February 27, 2019 in Southampton, United Kingdom. (Photo by Steve Bardens/Getty Images)

Kryetari i klubit të Fulham, Shahid Khan, e ka konfirmuar si trajner Scott Parkerin, i cili do ta zëvendësojë Claudio Ranieri që është larguar.

Ranieri largohet pas tre muajsh duke mos arritur të ndikojë në rezultatet e skuadrës, pasi Fulham mban vendin e parafundit me 19 pikë.

Shkarkimi vjen pas katër humbjeve radhazi në Ligën Premier.

“Pas diskutimit tonë këtë pasdite, Claudio Ranieri ra dakord me vendimin tim se duhet një ndryshim në interesin e më të mirën e të gjithëve”.

Claudio Ranieri . (Photo by Steve Bardens/Getty Images)

“Asnjë e papritur për mua, Claudio ishte një zotëri, si gjithmonë. Qëndrimi i Claudio në Fulham nuk ka prodhuar rezultatet që kemi parashikuar dhe të nevojshme kur e emërova atë si menaxher në nëntor, por sigurohuni që ai nuk është përgjegjësi vetëm për pozicionin që ne jemi sot”.

Lexo po ashtu Në Angli nuk vlen titulli - U bënë kampion, por u shkarkuan shumë shpejt (Foto)

Kryetari i klubit ka njoftuar se Scott Parker do të jetë trajner te Fulham

“Po kërkoj nga Scott Parker të shërbejë si menaxher i përkoheshëm (kujdestar) i joni”, thuhet në njoftimin e klubi.

Claudio Ranieri e Scott Parker. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Claudio Ranieri e ka falënderuar klubin për mundësinë,

“Unë jam padyshim i zhgënjyer me rezultatet e fundit dhe se nuk mundëm të ndërtonim një fillim të mirë”.

“Për fund, do të doja t’i falënderoja klubin, lojtarët dhe tifozët për mbështetjen që më kanë dhënë gjatë kohës sime në klub”, deklaroi italiani. /Telegrafi/