Telegrafi

Zyrtare: Ramos te Llapi

Llapi konfirmon edhe zyrtarisht kandidaturën për titull të kampionit.

Kjo për faktin se skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina ka bindur mesfushorin portugez, Nuno Miguel Viana Ramos që nesër t’i nisë stërvitjet.

Kështu ka njoftuar trajneri Batatina. “Pas bisedave që kam pasur me menaxherin e lojtarit, Ramos i bashkohet Llapit dhe nesër do t’i nisë stërvitjet me pjesën tjetër të grupit. Bëhet fjalë për një mesfushor defensiv cilësor”, ka deklaruar Batatina për Gazetën Sheshi.

Ramos është formuar si futbollist në akademinë portugeze, Vilaverdense FC, derisa së fundmi është graduar edhe në ekipin senior.

Ramos është 20-vjeçar. Llapi nesër nga ora 17:00 nis përgatitjet për edicionin e ri.