Telegrafi

Zyrtare: Ramos ribashkohet me Sevillan

Sergio Ramos i është bashkuar zyrtarisht Sevillas.

Qendërmbrojtësi legjendar nënshkroi një marrëveshje afatshkurtër me klubin e La Ligës.

Ai refuzoi ofertat nga Al Ittihad dhe Galatasaray, vetëm që t’i bashkohet klubit ku u bë i njohur.

Veterani kthehet në klubin e tij të fëmijërisë dy vjet pasi u largua nga Spanja. Ai ishte pjesë e Sevillas nga viti 1996 deri në 2005 para se t’i bashkohej Real Madridit.

Real Madridi do të përballet me Sevillan më 22 tetor.

Sergio Ramos bëri 671 paraqitje mbresëlënëse për Real Madridin, duke shënuar 101 gola dhe duke regjistruar 40 asistime. /Telegrafi/