Site icon Telegrafi

Zyrtare: Rahoveci ndanë rrugët me trajnerin Fotis Takianos

Ka ndryshime në krye të shtabit teknik tek skuadra elitare kosovare KB Rahoveci.

Bardhekaltërtit kanë bërë ndryshime në krye të shtabit teknik, pasi kanë ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin grek, Fotis Takianos.

Klubi rahovecian ka njoftuar se bashkëpunimi me trajnerin është ndërprerë me marrëveshje të dyanshme.

Ndërkohë rolin e trajnerit të klubit e ka marrë ndihmësi i deritanishëm i Takianos, Illmen Bajra.

Njoftimi i plotë nga klubi:

Me marrëveshje të dyanshme, kemi ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin grek, Fotis Takianos.

E falënderojmë për punën e bërë deri më tani dhe kontributin e dhënë, teksa i urojmë çdo ditë të mirë në jetë e karrierë.

Zëvendësues i tij do të jetë ndihmësi aktual, Illmen Bajra.

Me këto ndryshime, klubi synon të rikthehet në normalitet, pas rezultateve të fundit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version