Pasi sezoni në Ligue 1 u mbyll zyrtarisht nga Qeveria Franceze, PSG-së tashmë janë zyrtarisht kampion, por klubet do të humbasin 243 milion euro nga të drejtat televizive.
Njoftimi ka ardhur zyrtarisht nga Ligue 1, ku është marrë vendim që titulli i kampionit për sezonin 2019-20 shkon te Paris Saint-Germain, ku janë 12 pikë para të tjerëve.
Ky është titulli i tretë radhazi në Ligue 1.
? Congratulations to @PSG_English who have been named @Ligue1Conforama champions for 2019/2020.https://t.co/ZElIcl7OTc pic.twitter.com/4bs6Y1TZ0F
— Ligue1 English (@Ligue1_ENG) April 30, 2020
Olympique Marseille do të hyjë në Ligën e Kampionëve dhe Rennes në raundet kualifikuese.
Lille dhe Reims shkojnë direkt në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, ndërsa ndërsa Nice do të hyjë në play-off.
Klubet si Toulouse dhe Amiens, do të bien nga kategoria, ndërsa Lorient dhe Lens do të ngjiten.
Për t’i bërë gjërat më të komplikuara, L’Equipe shkruan se BeIN Sports dhe Canal + po refuzojnë të paguajnë këstin përfundimtar prej 243 milionë euro për të drejtave të TV për klubet Ligue 1 sepse ndeshjet janë anuluar. /Telegrafi/