Telegrafi

Zyrtare: PSG rinovon kontratën e Tuchelit

Foto: PSG

Thomas Thuchel ka rinovuar kontratën e tij me klubin francez, Paris Saint-Germain.

Gjatë javëve të fundit është përfolur shumë rreth të ardhmes së trajnerit gjerman.

Shumica e mediumeve e jepnin si punë të kryer largimin e Tuchel, pas dështimit në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Probleme të mëdha te Paris Saint-Germain – nga Al-Khelaifi te Neymar e Mbappe, secili në udhëkryq

Megjithatë, drejtuesit e klubit francez kanë barazuar të gjithë duke vendosur rinovimin e kontratës me trajnerin e tyre.

Tuchel ka nënshkruar një kontratë të re për një sezon me PSG-në, e cila e mban atë në krye të klubit deri në qershor 2021.

“E gjithë familja e Paris Saint-Germain është e kënaqur sot që Thomas Tuchel ka zgjatur kontratën e tij”, ka thënë presidenti Nasser Al-Khelaifi.

Në anën tjetër edhe Tuchel është shprehur i lumtur pas rinovimin të kontratës thuhet në njoftimin e PSG-së. /Telegrafi/