Thomas Thuchel ka rinovuar kontratën e tij me klubin francez, Paris Saint-Germain.
Gjatë javëve të fundit është përfolur shumë rreth të ardhmes së trajnerit gjerman.
Shumica e mediumeve e jepnin si punë të kryer largimin e Tuchel, pas dështimit në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, drejtuesit e klubit francez kanë barazuar të gjithë duke vendosur rinovimin e kontratës me trajnerin e tyre.
Tuchel ka nënshkruar një kontratë të re për një sezon me PSG-në, e cila e mban atë në krye të klubit deri në qershor 2021.
Club announcement – @TTuchelofficial
👉 https://t.co/rXl5WrOmah pic.twitter.com/wsf3HTGunn
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) May 25, 2019
“E gjithë familja e Paris Saint-Germain është e kënaqur sot që Thomas Tuchel ka zgjatur kontratën e tij”, ka thënë presidenti Nasser Al-Khelaifi.
Në anën tjetër edhe Tuchel është shprehur i lumtur pas rinovimin të kontratës thuhet në njoftimin e PSG-së. /Telegrafi/