Paris Saint Germaini ka njoftuar blerjen e Leandro Paredes nga Zenit Saint Petersburg.
Lojtari ka nënshkruar me klubin nga Parisi për katër vite e gjysmë, ndërsa vlera e transferimit besohet se është 40 milionë euro.
24-vjeçari kaloi te Zeniti në verën e 2017 nga Roma për 23 milionë euro dhe katër të tjerë në formë të bonuese. Në 43 paraqitje për klub rus ka arritur të shënojë shtatë gola.
@LParedss… 😍
❤💙 #ICICESTPARIS pic.twitter.com/rcQuPPfGli
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 29, 2019
Karrierën argjentinasi e ka filluar te Boca Juniors, ndërsa me futbollin evropian u njoftua te Cheivo në Serie A, edhe pse bëri vetëm një paraqitje gjatë sezonit 2013/14.
Lojtari ishte objektiv edhe i Chelseat, Blutë e shikonin atë si zëvendësim për Cesc Fabregasin që kaloi te Monaco.
Découverte du vestiaire pour notre nouveau Parisien 🔝
❤💙 #ICICESTPARIS pic.twitter.com/nHvrJvI6lO
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 29, 2019
Paredes debutoi me Përfaqësuesen e Argjentinës në vitin 2017, nga atëherë është paraqitur nëntë herë dhe ka shënuar një gol.
Pozita natyrale e lojtarit është në qendër të mesfushës, por mund të luajë edhe prapa sulmuesve. /Telegrafi/