Skuadra me e trofeshme në Kosovë ka zyrtarizuar trajnerin e ri.
Prishtina gjatë ditës së sotme ka mbajtur një mbledhje ku ka prezantuar trajnerin e ri.
Është Kushtrim Munishi, trajneri i cili do të zëvendësoj Fadil Berishën, trajneri ky i cili fitoi Kupën e Kosovës.
Ish sulmuesi i shumë klubeve të njohura të Kosovës, ka ardhur nga kategoritë e reja të klubit të Prishtinës.
Te Prishtina ka pasur edhe lëvizje tjera, pasi Lutz Lindemann është emëruar drejtor sportiv, ndërsa Arben Asllani si trajneri kondicional.
Zëdhënës i klubit është emëruar Avni Durmishi, teksa sekretari i klubit dhe ndihmëstrajnerët do të emërohen gjatë ditëve në vijim. /Telegrafi/