FC Prishtina nga sot është transferuar në Gjakovë dhe është vendosur në hotel “Jakova” ku deri të premten do të kryej fazën e parë përgatitore. Stërvitjet do të mbahen në stadiumin e Vëllaznimit.
Kurse, përforcimi i madh është Liridon Fetaj. Ai sot iu bashkua skuadrës në Gjakovë.
Mesfushori me tipare ofensive të krahut që luan pa asnjë problem edhe si sulmues krahu, luan me këmbë të majtë dhe me Lirinë ka shfaqur përformanca të shkëlqyera duke shënuar 14 gola dhe asistuar në 10 sosh.
Është produkt i shkollës së futbollit Liria. Ka debutuar me Lirinë në Superligë e pastaj për dy vite në Ligën e parë dhe tani dy vite sërish në Superligë duke shënuar për pesë vite rreth 70 gola.
Fetahaj ka nënshkruar kontratë valide me Prishtinën për tre vitet e ardhshme, ndërsa thotë se me zemët ka ardhur në këtë kluib.
“Prishtina më ka ofruar kushtet më të mira dhe jo vetëm kjo, por kam ardhur qindpërqindtë me zemër. E vërtet se Prishtina më ka kërkuar tani e katër vite, por tani besoj se janë pjekur kushtet për një emër të madh siç është Prishtina”.
“Kam ardhur të luaj futboll, t’i tregoj të gjitha cilësitë e mia që të kontribuoj sa më shumë duke ndihmuar klubin që të rikthej titullin e munguar tani kaq shumë vite dhe që vitin tjetër të shkojmë në kualifikime të Ligës së kampionëve”, ka thënë ish-10 i Lirisë, Liridon Fetahaj.