Telegrafi

Zyrtare: Prishtina befason me trajnerin e ri

Pas dorëheqjes së trajnerit, Sami Sermaxhajt, Prishtina zyrtarisht ka emëruar si shef të shtabit teknik të ekipit, ndihmësin e parë të Sermxhajt, Fadil Berisha.

Kështu së paku shkruan në njoftimin e klubit për mediat, ku kanë treguar edhe disa cilësi të Berishës.

“Fadil Berisha ka lindur më 15. 05. 1964 në Prishtinë. Në FC Prishtina është trajner në Shkollën e futbollit dhe si ndihmës i parë i skuadrës që nga viti 2001 – vit kur ishte pensionuar nga karriera shumë e pasur si futbollist i skuadrës si njëri ndër mbrojtësit më të mirë që ka pasur skuadra ndonjëherë duke filluar si lojtar i “gjeneratës së artë” në vitet 80-ta”, thuhet në komunikatë.

Prishtina zë vendin e dhjetë në tabelën e Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.