Telegrafi

Zyrtare: Preshevari Betim Fazliji nënshkruan me St Gallenin deri në vitin 2023

Futbollisti shqiptar, Betim Fazliji ka rinovuar kontratën me skuadrën zvicerane, St Gallen.

21-vjeçari nga Lugina e Preshevës e ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me anë të një postimi në Facebook.

Me kontratën e re, Fazliji do të mbetet te St Galleni deri në verën e vitit 2023.

 

Lajmin  e ka konfirmuar klubi, por edhe vet Betim Fazliji me në postim.

“Përshëndetje fansa të dashur. Jam shumë i lumtur që sot kam zgjatur kontratën me St. Gallen deri në vitin 2023”.

“Shumë faleminderit klubit dhe kryesisë së FC St. Gallen për besimin e dhënë. Pres që me klubin dhe tifozët të kemi një sezon të suksesshme, emocionuese dhe të bukur. Gjithashtu një falenderim i madh për familjen, miqtë dhe sigurisht këshilltarët e mi”, ka shkruar ai. /Telegrafi/