Portieri i Kosovës U19, Laurence Shala, ka nënshkruar për Wycombe Wanderers, pasi disa muajsh stërvitje te ky klub.
Wycombe është skuadër që bën gara në League One, apo rangu i tretë i futbollit anglez.
Ai është zhvilluar te grupmoshat e reja të West Ham Unitedit dhe Crystal Palacet.
Në një intervistë dhënë faqes zyrtare të klubit anglez, Shala ka thënë se është shumë i lumtur.
👊 A “unique character” was new man Laurie Shala’s description of fellow keeper @MaxStryjek.
Read what else he had to say after signing today! https://t.co/EVvVDOr1pP
— Wycombe Wanderers (@wwfcofficial) July 21, 2023
“Është e shkëlqyer të nënshkruash për këtë klub. Që në ditën e parë e stërvitjes pata një ndjenjë për klubin dhe thjesht më preku mua. Është bukur të hysh çdo ditë dhe të luash futboll këtu”, ka thënë Shala.
Ai nënshkroi kontratë njëvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
😆 And @MaxStryjek has a new friend in the GKU.#Chairboys pic.twitter.com/sy2JBeLKNJ
— Wycombe Wanderers (@wwfcofficial) July 21, 2023
Me Kosovën U19, Shala ka zhvilluar shtatë ndeshje dhe është portieri kryesor i kësaj grupmoshe te Kosova. /Telegrafi/