Telegrafi

Zyrtare: Peter Bosz trajner i Lyonit

Lyon ka zytarizuar trajnerin e ri, Peter Bosz, i cili ka  nënshkruar kontratë deri në vitin 2023.

Klubi ka lëshuar një njoftim për shtyp, ku ka njoftuar se holandezi është bashkuar me klubin, duke zënë vendin e Rudi Garcias.

“Olympique Lyon është shumë i lumtur t’i njoftojë se Peter Bosz është trajner i ekipit për dy sezonet e ardhshme, ose deri më 30 qershor 2023”.

“Trajneri holandez bëhet menaxheri i 30-të në historinë të OL dhe do të marrë detyrën në 1 korrik”, thuhet në njoftim.

Lyoni e mbylli kampionin në vendin e katër, duke dështuar për dy pikë të futet në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/