Tashmë është zyrtare pasi Diego Perotti ka rinovuar kontratën me Romën deri në vitin 2021.
Futbollisti argjentinas, nëpërmjet një deklarata në faqen e klubit verdhekuq, u shpreh shumë i lumtur për zgjatjen e marrëveshjes.
“Kemi kaluar fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, por edhe në kampionat po ecim shumë mirë”.
“Koret e tifozëve? Rrallë herë në karrierën time pak pasur kaq shumë mbështetje”.
“Goli që i shënova Genoas në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar ka qenë momenti më i bukur në karrierë”, ka thënë Perotti.
Sulmuesi argjentinas po luan sezoni e tij të tretë te Roma, pasi mbërriti në janar të 2016-ës nga Genoa për 9 milionë euro.
Perotti është kthyer në një futbollist kryesor te Roma. /Telegrafi/