Telegrafi

Zyrtare: Pensionohet Peter Crouch

Peter Crouch ka vendosur që të pensionohet prej futbollit aktiv.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se më nuk do ta shohim si lojtar në fushat e blerta.

“Pas një mendimi të gjatë kësaj vere kam vendosur të tërhiqem nga futbolli. Loja jonë e mrekullueshme më dha gjithçka. Jam shumë mirënjohës për të gjithë ata që më ndihmuan të qëndroj në futboll për kaq shumë kohë”, shkroi ai.

“Nëse do të më kishit thënë kur isha 17-vjeçar se do të luaja në Kupën e Botës, do të fitoja FA Kupën dhe do të shënoja 100 gola në Ligën Premier, do ta kisha shmangur me çdo kusht. Ishte një ëndërr absolute, gjithçka u bë e vërtetë”, ka shkruar lojtari në llogarinë personale në Twitter.

Kujtojmë se shtatgjati ka luajtur për Tottenham, Dulwich, IFK Hasselholm, QPR, Portsmouth, Aston Villa, Norwich, Southampton, Stoke dhe Burnley.

Ndryshe, 38-vjeçari ka qenë edhe reprezentues anglez, ku ka pasur 42 paraqitje dhe ka shënuar 22 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/