Telegrafi

Zyrtare: Pensionohet Bastian Schweinsteiger (Foto)

Kapiteni Bastian Schweinsteiger ka dhënë dorëheqje nga kombëtarja gjermane e futbollit.

Futbollisti 31-vjeçar dha para pak minutash njoftimin e vet zyrtar nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, ku lajmëron tifozët se nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së “pancerave”.

Mesfushori i ka kërkuar trajnerit Joachim Löw të mos grumbullohet më. Arsyeja kryesore e këtij vendimi të vështirë është forma fizike gjithnjë në rënie e ish-mesfushorit të Bayernit, i cili ka vuajtur tmerrësisht shumë nga dëmtimet.

Lexo po ashtu Schweini as dy javë nuk e duroi martesën, e braktis tenisten serbe? (Foto)

Schweinsteiger ka luajtur me Gjermaninë që nga viti 2004, duke u aktivizuar në 120 ndeshje, i renditur i katërti në listën e futbollistëve gjermanë me më shumë paraqitje me kombëtaren.

Ai ka luajtur në shtatë turne dhe në Botërorin 2014 u shpall kampion bote pas një performance epike të tij në finalen me Argjentinën. Pas aventurës me triumf në Brazil, ai mori vendin e kapitenit të dorëhequr, Philipp Lahm, teksa tani lë detyrën ashtu si ish-shoku i tij i skuadrës te Bayerni. /Telegrafi/