Telegrafi

Zyrtare: Peja nënshkruan me Noah Dahlman

KB Peja ka arritur marrëveshje me Noah Dahlman. Lojtari në fjalë njihet si një lojtar shumë luftarak nën kosh dhe ka qenë me trajnerin Todorov në shumë ekipe së bashku.

Dahlaman përfundoj kolegjin në Wofford në SHBA, e pastaj fillojë aventurën Evropiane me ekipin MZT të Maqedonisë, ku trajner ishte pikërisht Todorov dhe se bashku arritën që të shpalleshin kampion.

Pas MZT, Dahlaman vazhdoj në Sllovaki për tu rikthyer përsëri tek MZT.

Në sezonin 2013-2014, Dahlman dhe Todorov ishin përsëri bashkë, këtë herë tek Ballkan Botevgrad. Balkan Botevgrad përfundoj në vendin e 3të në BIBL, ndërsa arriti të ishte edhe nën kampion i Bullgarisë.

Këtë sezon, Dahlman ishte fenomenal, ku sezonin e përfundoj me mesatare Double-Double, dhe arriti të shpallej MVP i BIBL.

Pas kësaj sezone fenomenale, Dahlman vazhdon në Lituani, tek ekipi Lietkabelis, që ishte pjesëmarrëse në Ligen Superiore në Lituani si dhe në Baltic League.

Vitin e kaluar, prapë së bashku me trajnerin Todorov, ishin tek ekipi i famshëm Rumune, Dinamo Bucuresti.