Telegrafi

Zyrtare: Patrick Vieira rikthehet të drejtojë në Francë, merr drejtimin e Strasburgit

Patrick Vieira është bërë me klub të ri, pasi ka marrë postin e trajnerit te skuadra franceze Racing Strasburg.

Ish-mesfushori i famshëm francez qëndroi për dy vite si trajner te Crystal Palace në Ligën Premier dhe është rikthyer sërish në Francë.

47-vjeçari ka nënshkruar kontratë tre vjeçare dhe është prezantuar si trajner i ri i Strasburgit.

Lexo po ashtu Zyrtare: Vieira dhe Crystal Palace ndajnë rrugët

Strasburg është blerë nga pronari i Chelseat, Todd Boehly dhe synon që të bëj gjëra të mëdha në Ligue 1 me Vieran në krye të skuadrës.

Klubi francez sezonin e kaluar i shpëtoi rënies dy xhiro para fundit, derisa me Vieran synon të luftojë për një vend në garat evropiane.

Për trajnerin francez është rikthim në Ligue 1, pasi më parë e kishte drejtuar Nicen. /Telegrafi/