Lojtari i njohur kosovar i CS2, Flatron “juanflatroo” Halimi ka gjetur shtëpinë e tij të re pas shpërbërjes së ekipit të Bad News Eagles.
Para tri javësh u kumtua lajmi se Bad News Eagles ka ndarë rrugët me organizatën Guild ndërsa menjëherë pasuan edhe largimet e lojtarëve duke bërë që të shpërbëhet ekipi i cili theu çdo tabu duke marrë pjesë në evenimentet më të mëdha dhe duke mposhtur ekipet më të mira në botë.
Pak ditë më parë pjesë e organizatës britanike Into The Breach ishte bërë Dionis “sinnopsyy” Budeci ndërsa atij i është bashkuar tashmë edhe juanflatroo.
Këtë lajm e bëri të ditur vet faqja zyrtare e ITB që përmes një njoftimi zyrtarizuan juanflatroon si pjesë e rosterit të tyre të ri.
Another eagle has found his home!
Welcome @juanflatrooo🦅#UpTheKnights #ITBCS pic.twitter.com/ZBbeyK7dve
— ITB.SHUFFLE Esports (@ITBesports) June 14, 2024
“Një tjetër shqiponjë ka gjetur shtëpinë e tij”, ka shkruar ITB në faqen e tyre zyrtare në platformën X.
Menjëherë pasi u bë pjesë e tyre, reagim pati edhe nga ana e juanflatroos i cili u shpreh i lumtur për këtë hap në karrierën e tij.
Glad to be part of this new project with hungry people, really excited for the future ahead, can’t wait to get in the server and put in the work. 🎉 https://t.co/NeEWCZeEVf
— juanflatroo (@juanflatrooo) June 14, 2024
“Gëzohem që jam pjesë e këtij projekti të ri me njerëz të uritur, me të vërtetë të ngazëllyer për të ardhmen përpara, mezi po pres të hyjë në server dhe t’i përvishem punës”, ka shkruar juanflatroo./Telegrafi/