Jan Oblak ka vazhduar besnikërinë ndaj klubit madrilen të Atleticos.
Portieri slloven do të qëndrojë te klubi Los Colcheneros së paku deri në vitin 2023 dhe ka një pagë më tv mirë.
Ai do të arkëtojë dhjetë milionë euro në sezon plus bonuset shtesë varësisht prej rezultateve të klubit të kryeqytetit spanjoll.
#Oblak2023 🤩
➡ https://t.co/bQ0ZQ7lkkk#AúpaAtleti pic.twitter.com/NDoZNXqRgl— Atlético de Madrid (@Atleti) April 17, 2019
Gjithashtu është rritur edhe klauzola e largimit, por nuk kap shifrat e dëshiruara prej zyrtarëve të klubit spanjoll.
Në këtë kuptim, paga e shtatgjati ka pësuar një rritje prej 150 për qind – nga katër në dhjetë milionë euro.
Tani e tutje, skuadrat e interesuara për 26-vjeçarin do të duhet të ndajnë 120 milionë euro për lojtarin gjersa Atletico këmbëngulte që kjo shifër të arrinte vlerat e 200 milionë eurove.
Ndryshe, Oblak deri më tani ka pasur 144 paraqitje për Atletcion që nga viti 2014 kur u transferua nga Benfica. /Telegrafi/