Site icon Telegrafi

Zyrtare: Norwich City siguron inkuadrimin në Ligën Premier katër ndeshje para mbylljes së sezonit në Championship

Klubi anglez, Norwich City ka siguruar tashmë edhe matematikisht inkuadrimin në Ligën Premier nga Championshipi.

Këtë fundjavë është duke u zhvilluar java e 42-të në Championshipin anglez dhe pas kësaj jave janë edhe katër xhiro për t’u zhvilluar.

Norwich City do të luajë sonte nga ora 21:00 në shtëpi ndaj Bournemouth, por kjo ndeshja tashmë nuk ka shumë rëndësi për vendasit.

E gjithë kjo, pasi Norwichi tashmë ka siguruar edhe matematikisht inkuadrimin apo rikthimin në Ligën Premier.

 

 

Pas 41 ndeshjeve, Norwichi e sheh veten në pozitën e parë me 90 pikë, i ndjekur nga Watfordi i vendit të dytë me 82 pikë, por një ndeshje më pak, ndërsa vendi i tretë ka 76 pikë dhe nuk ka gjasa matematike për ta zënë me pikë.

Rikthimi në Ligën Premier e ka gëzuar pa masë klubi e verdhë që shpeshherë ka qenë pjesë e elitës së futbollit anglez. /Telegrafi/

 

Exit mobile version