Telegrafi

Zyrtare: Neymar së paku dhjetë javë jashtë fushave të blerta

Neymar (Foto: Getty Images)

Neymar do t’i mungoj më teprë se dy muaj skuadrës franceze të Paris Saint-Germain.

Braziliani nuk do të luajë gjatë dhjetë javëve të ardhshme pas një frakture metatarsale të këmbës së djathtë në fitoren 2-0 ndaj Strasburgut.

Kapiteni i Brazilit do të humbasë të dyja ndeshjet e PSG-së me Manchester Unitedin në Ligën e Kampionëve.

Në varësi të rimëkëmbjes, 26-vjeçari mund të kthehet në një çerekfinale të mundshme të garave evropiane të ndeshjes së parë të çerekfinaleve që zhvillohen më 9/10 prill.

“Të martën në mbrëmje, Paris Saint-Germain mblodhi së bashku një grup ekspertësh mjekësor të njohur në botë në Qendrën e Trajnimit Ooredoo për të kryer ekzaminimit të dëmtimit të këmbës së djathtë të Neymar Jr”, shkruan në njoftimin fillestar të francezëve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Neymarit

“Pas një analize të hollësishme nga specialistët, u arrit një konsensus për një trajtim konservativ të dëmtimit të Neymar Jr. në metatarsalin e pestë të djathtë, i njoftuar për këtë rekomandim, sulmuesi ndërkombëtar u pajtua me këtë operim. Neymar Jr. pritet të kthehet në fushë brenda dhjetë javëve”, shkruan në fund të njoftimit.

Ndryshe, Neymar edhe vitin e kaluar kishte lënduar të njëjtën këmbë dhe kishte humbur gjithë sezonin në Ligue 1. /Telegrafi/