Pas 14 viteve me Mike Ashley në krye, Newcastle United ka ranë dy herë në Championship, ndërsa tani zyrtarisht drejtohet nga sheikët e Arabisë Saudite, që premtojnë trofe në të ardhmen.
Klubi ka njoftuar ardhjen e pronarëve të rinj, duke konfirmuar edhe drejtuesit.
Drejtuesi i ri i Newcastle, Yasir Al-Rummayan, një ndër kryesorët në PIF, thotë se ndihet shumë i lumtur që kanë marrë drejtimin e klubit.
🤝 An investment group led by the Public Investment Fund, and also comprising PCP Capital Partners and RB Sports & Media, has completed the acquisition of 100% of Newcastle United Limited and Newcastle United Football Club Limited from St. James Holdings Limited.
⚫️⚪️
— Newcastle United FC (@NUFC) October 7, 2021
“Jemi shumë të lumtur që jemi drejtuesit e rinj të një nga klubet më të famshme në futbollin anglez”.
“Falënderojmë tifozët e Newcastle për mbështetjen e vazhdueshme gjatë viteve dhe jemi të emocionuar të punojmë bashkë me ta”, deklaroi ai.
Newcastle 𝗨𝗡𝗜𝗧𝗘𝗗.
🖤🤍
— Newcastle United FC (@NUFC) October 7, 2021
Ndërkohë, Amanda Staveley, drejtuese ekzekutive në PCP thotë se do këtë investime afatgjatë dhe synojnë të garojnë për trofe.
“Ky është investim afatgjatë. Jemi të emocionuar për të ardhmen e përbashkët te Newcastle”.
“Do ndihmojmë klubin që të këtë arritje të mëdha. Ambiciet janë si të tifozëve – të krijojmë skuadër të suksesshme që garon për trofe të shumtë në tërë botën”, deklaroi ajo.
𝗔𝗠𝗕𝗜𝗧𝗜𝗢𝗡 👊
🗣 Amanda Staveley, Chief Executive Officer of PCP Capital Partners.
⚫️⚪️
— Newcastle United FC (@NUFC) October 7, 2021
Flitet se shuma për të cilën është blerë Newcastle është 353 milionë euro. /Telegrafi/