Newcastle United ka shkarkuar trajnerin Steve McClaren.
Pas humbjes 3-1 në shtëpi ndaj Bournemouthit gjatë fundjavës, bordi Newcastle ka vendosur që të shkarkojë ish trajnerin e Twentes.
Newcatle pritet të angazhojë trajnerin David Moyes, por raportohet se si opsion është edhe Rafael Benitez, transmeton Telegrafi.
“Qymyrgjintë” aktualisht gjenden në pozitën e parafundit të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 24 pikë.
Newcastle United gjatë fundjavës në Ligën Premier do të luajë si mysafirë i liderit, Leicester City. /Telegrafi/