Telegrafi

Zyrtare: Newcastle fillon revolucionin, shkarkon trajnerin Steve Bruce

Newcastle United dhe trajneri Steve Bruce janë ndarë zyrtarisht, vetëm disa ditë pasi udhëhoqi ndeshjen e tij të 1000-të si menaxher.

E ardhmja e Bruce ishte në dyshim sapo Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite bleu klubin nga Mike Ashley dy javë më parë dhe shumë prisnin që ai të humbiste punën para fundjavës.

Ai përfundimisht u lejua të drejtonte ekipin kundër Tottenham, por përfundoi në një humbje 3-2, falë autogolit të vonë të Eric Dier.

Lexo po ashtu Sheikët arab të Newcastle e duan Conten si trajner të ri të ekipit

Megjithatë, sot (e mërkurë), klubi anglez njoftoi zyrtarisht si Bruce është larguar nga pozicioni i tij me pëlqimin e ndërsjellë dhe e falënderuan atë për punën e tij.

“Newcastle United mund të konfirmojë që Steve Bruce është larguar nga pozita e tij si trajner me pëlqimin e ndërsjellë”.

“Klubi do të donte të regjistronte mirënjohjen e tij për Steve për kontributin e tij dhe i uron mirë për të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Newcastle.

Lexo po ashtu Zinedine Zidane, emri i fundit që po lidhet me punën e trajnerit te Newcastle

Ndryshe, gjatë ditëve të fundit janë përmendur shumë emra trajnerësh që mund ta drejtojnë klubin anglez në epokën e re.

Antonio Conte, Zinedine Zidane, Eddie Howe, Frank Lampard dhe Wayne Rooney janë vetëm disa nga emrat e përfolur.

Ekipin do të udhëheqë Graeme Jones në bazë të përkohshme, duke filluar nga udhëtimi i së shtunës në Crystal Palace, deri në emërimin e trajnerit të ri. /Telegrafi/