Telegrafi

Zyrtare: Nesta emërohet trajner i skuadrës italiane, Perugia

Alessandro Nesta (Getty Images)

Klubi i njohur italian, Perugia ka emëruar ish-legjendën italiane, Alessandro Nesta si trajner të skuadrës së tyre.

Perugia ka emëruar zyrtarisht ish-mbrojtësin e Milanit dhe Italisë, Alessandro Nesta, si trajnerin e tyre të ri.

Një deklaratë në faqen zyrtare të Perugia konfirmon se Nesta ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit dhe do të paraqitet të martën pasdite.

Kështu, ish-mbrojtësi i njohur i Lazios do të udhëheqë klubin Grifoni në dy ndeshjet e Play-Offit të Serie B.

Me këto dy ndeshje, Perugia dhe Nesta do të kërkojnë të ngjiten në kategorinë kryesore italiane, Serie A.

Lexo po ashtu Nesta: Do të doja ta drejtoja Milanin ose Lazion

Ndryshe, 42-vjeçari Nesta shënon punën e parë si trajner në Itali, pasi në të kaluara ka menaxhuar vetëm me ekipin e dytë të nivelit amerikan Miami FC.

Nesta njihet si legjende italiane, pasi ka fituar shumë trofe me Lazion e Milanin në Serie A dhe gara evropiane, teksa ka fituar edhe Kupën e Botës me Italinë. /Telegrafi/