Telegrafi

Zyrtare: Ndryshon Liga e Kampionëve, të gjitha detajet

Tashmë vjen edhe zyrtarizimi, nga sezoni 2018/2019 Liga e Kampionëve do të jetë më ndryshe.

Katër vende do të jenë të rezervuara për klubet italiane, ato do të futen direkt në fazën e gupeve pa luajtur në asnjë fazë eliminatore.

Më poshtë keni të gjitha ndryshimet nga sezoni 2018/19:

Fituesi i Ligës së Evropës do të hyje direkt në fazën e grupeve

Do të jetë një sistem i ri për të llogaritur koeficientet e klubeve, i bazuar mbi rezultatet e secilit.

Ne koeficiente do të përllogariten edhe rezultatet historike të klubeve, me një sistem proporcional për Ligën e Kampionëve dhe atë të Evropës.

Shpërndarja e fitimeve do të ndryshojë dhe kush paraqitet më mirë do të fitojë më shumë.

Por, të rejat nuk ndalen këtu. Do të krijohet një komitet i veçantë nga UEFA dhe ECA, ku do të ketë rol strategjik në menaxhimin e garave dhe do të quhet UEFA a Club Competitions SA dhe do të drejtohet në mënyrë të barabartë nga dy organizmat. /Telegrafi/