Liga dhe Premier dhe Liga angleze e futbollit kanë marrë vendim që ndeshjet e kësaj fundjave të shtyhen pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.
Në Angli është ditë zie kombëtare dhe kësisoj liga së bashku me FA kanë marrë vendim që ndeshjet të shtyhen që ishin paraparë të luhen këtë vikend.
“Në një takim këtë mëngjes, klubet e Ligës Premier i bënë homazhe Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II”.
“Për të nderuar jetën dhe kontributin e saj të jashtëzakonshëm për kombin, dhe si shenjë respekti, raundi i ndeshjes së kësaj fundjave në Ligën Premier do të shtyhet, duke përfshirë ndeshjen e së hënës në mbrëmje”, thuhet në njoftimin e Ligës Premier.
As a mark of respect to Her Majesty Queen Elizabeth II, this weekend’s Premier League match round will be postponed.
— Premier League (@premierleague) September 9, 2022
Mbetet të shihet se kur do të zhvillohen ndeshjet e kësaj xhiro, me shumicën e skuadrave që do të luajnë të martën dhe të mërkurën.
Por këto ditë nuk do të luajnë ekipet si Manchester City, Liverpool, Chelsea, Tottenham Hotspur, Arsenal, Manchester United dhe West Ham United që luajnë në garat evropiane. /Telegrafi/