Telegrafi

Zyrtare: Ndeshja e ndërprerë mes PSG-së e Basaksehirit, luhet të mërkurën

Një pamje e rrallë ndodhi në ndeshjen në mes të Paris Saint-Germain dhe Basaksehirit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Gjyqtari i katërt i ndeshjes fyejti asistentin e trajnerit të skuadrës turke, Pierre Webo në baza racore, duke bërë që takimi të ndërpritej.

Tashmë është marrë një vendim dhe drejtori gjeneral i Basaksehirit ka thënë se takimi do të leuhet nesër (e mërkure).

Lexo po ashtu Pamje të rralla: Momenti kur Demba Ba i vërsulet gjyqtarit të katërt për fyerjen racore ndaj asistentit të Basaksehirit

“Edhe pse gjyqtari i katërt tha se ai nuk e kishte fyer asistentin e trajnerit, Pierre në gjuhën e tij. Ai duhet të ketë kujdes me ato veprime në ndeshje të tilla”, ka thënë Mustafa Erogut.

“Ne kemi treguar një reagim të mirë. UEFA është informuar se gjyqtari i katërt është larguar nga protokolli i ndeshjes”.

Lexo po ashtu Ndërpritet ndeshja PSG - Basaksehir - fyerje raciste nga gjyqtari i katërt ndaj asistentit të Okan Buruk

“Si rezultat i kësaj, ndeshja do të luhet nesër. Do të jetë një refer i ri në ndeshje. Koha ende nuk është bërë e ditur. Lojtarët refuzuan të futeshin në fushë në arsyetimin se derisa janë ata gjyqtarë në krye të ndeshjes”, ka shtuar më tej drejtori gjeneral i Basaksehirit. /Telegrafi/