Telegrafi

Zyrtare: Nazmi Rama merr drejtimin e Istogut

Klubi i Istogut ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin Nazmi Rama.

Istogu ka arritur marrëveshje një vjeçare me trajnerin Rama, me mundësi vazhdimi.

Nazmi Rama është i njohur për sportdashësit Istogas, pasi që në sezonin 2014/2015 ishte trajner i Istogut, kur ky klub bënte gara në Superligën e Kosovës.

Në sezonin 2014/2015, kur Nazmi Rama ishte në krye të Istogut, klubi kishte arritur rezultate të mira, pasi që në fund kishte arritur që ta siguronte mbijetesën në Superligë.

Ndihmësit e tij do të jenë: Hysni Kabashi dhe Mehdi Ariaj, ndërsa trajner i portierëve do të jetë Kemajl Saliagic.

“I dëshirojmë̈ mirëseardhje trajnerit Nazmi Rama në klubin tonë, duke i dëshiruar shumë suksese!”, thuhet në komunikatën e klubit.

Rama ka udhëhequr edhe Trepçën dhe Dukagjinin në të kaluarën. /Telegrafi/