Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis njoftoi për shkarkimin e Gennaro Gattusos pasi nuk arriti të siguronte një vend në Ligën e Kampionëve.
Klubi ka qenë nën një heshtje shtypi për muaj me radhë, kështu që askush nuk foli për mediat pas barazimit të tyre 1-1 me Hellas Verona.
Një fitore do të garantonte një përfundim në top katër, por ata lëshuan atë pozitë te Juventusi.
Caro Rino, sono felice di aver trascorso quasi due stagioni con te. Ringraziandoti per il lavoro svolto, ti auguro successi ovunque tu vada. Un abbraccio anche a tua moglie e ai tuoi figli. Aurelio De Laurentiis
— AurelioDeLaurentiis (@ADeLaurentiis) May 23, 2021
“I dashur Rino, unë jam i lumtur që kam kaluar dy sezonet e fundit me ty”, shkroi De Laurentiis në Twitter.
“Duke ju falënderuar për punën e bërë, ju uroj suksese kudo që të shkoni”.
Thank you, boss! pic.twitter.com/iMXcr9RmRd
— Official SSC Napoli (@en_sscnapoli) May 23, 2021
“Unë gjithashtu i dërgoj një përqafim gruas dhe fëmijëve tuaj. Aurelio De Laurentiis”, shkroi presidenti i klubit italian
Raporti midis të dyve ishte i ftohtë dhe Gattuso pritej të largohej edhe nëse Napoli do ishte kualifikuar në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/