Napoli ka shkarkuar zyrtarisht Carlo Ancelotti nga posti i trajnerit.
Klubi këtë e ka konfirmuar me një komunikatë zyrtare, menjëherë pas ndeshjes me Genk ku fituan 4-0, ku edhe kaluan tutje në mesin e 16 më të mirave të Evropës.
“SSC Napoli ka vendosur të revokojë rolin e trajnerit të ekipit të parë nga Z. Carlo Ancelotti”.
“Raporti i miqësisë, admirimit dhe respektit reciprok midis klubit, Presidentit të tij dhe Carlo Ancelotti mbetet i paprekur”, thuhet në deklaratë.
SSC Napoli has taken the decision to part ways with first-team coach Carlo Ancelotti.
The friendship and mutual respect between the club, President Aurelio De Laurentiis and Carlo Ancelotti remain intact.— Official SSC Napoli (@en_sscnapoli) December 10, 2019
Ka klube që e duan trajnerin me Arsenalin dhe Evertonin që janë të lidhura me të tash e një kohë.
Trajneri 60-vjeçar mori detyrën te Napolit në korrik të vitit 2018, pasi Maurizio Sarri u largua drejt Chelseat.
Ai e mbylli me Napolin në vendin e dytë në Serie A në sezonin e tij të parë. Ancelotti pati 72 ndeshje me Napolin, ka marr 38 fitore, 19 barazime dhe 15 humbje.
Skuadra e tij shënoi 126 gola dhe pranoi 71, mesatarisht 1.85 pikë për lojë. /Telegrafi/